Tendencat e verës 2016, fustane dhe këmisha me fjongo

redaktor

Romantike dhe që bini në sy: fjongot rreth qafës krijojnë një lloj pamje le të themi “bon ton” ose klasike, femërore dhe joshëse. Ato për këtë verë do të jenë tepër në modë. Bëni kujdes që të zgjidhni të gjitha ngjyrat por ato me tonet më të zbehta

Një stil i shkëlqyer dhe me shije “bon ton” do të jetë moda e kësaj vere për fustanet dhe këmishat. Ato shfaqen këtë herë me fjongo. Pavarësisht ngjyrave, stampimeve dhe copave transparente, stilistët më te famshëm kanë vendosur të përdorin fjongot në qafë, për të mos humbur efektin romantik të veshjeve.

Shumica e stilistëve preferojnë fjongon e gjatë të lidhur në qafë. Nëse këmisha apo fustani juaj nuk ka jakë ju mund ta vendosni një vetë. Me këtë teknikë, një veshje të vjetër mund ta riktheni në modë. Një fjongo mëndafshi e lidhur në qafë josh më shumë sesa një dekolte e hapur.

4Nuk është shpikur së fundmi. Është marrë hua nga e shkuara. Por vjen si një tendencë e re, e përshtatur me dizajn të çmendur e ngjyra të forta. Shumica e stilistëve e kanë ngjitur në pasarelë krahas prurjeve më të reja. Por të gjithë e dimë se shpesh detajet e së shkuarës kanë më shumë forcë. Ndaj edhe një këmishë, që në vend të jakës klasike ka fjongon e gjatë të lidhur në qafë, duhet provuar.

Lule kudo lule!

Lulet mund të vishen në shumë mënyra dhe kur e personalizoni stilin, ato do të bëjnë që të gjithë të kthejnë kokën kur kaloni. Nëse ju pëlqen të ekspozoni qafën mund të vendosni një varëse me lule. Një shall elegant me motive floreale mund të vendoset në shumë mënyra, por sipas sugjerimit të ‘Dolce & Gabbana’, mund të vendoset edhe në flokë dhe do ta bëjë pamjen fantastike dhe më të re. Lulet nuk janë tendencë vetëm në veshje por edhe…në aroma. Provoni një aromë të re në sezonin e ri! Zgjidhni aroma që janë kompozime të frutave të ëmbla sepse në këtë mënyrë aroma juaj do të ketë ngrohtësinë e duhur për stinën.

Cilat janë të rejat për makijazhin?

Pranvera dhe vera është koha kur makijazhi mund të jetë paksa më i lehtë dhe më natyral. Kremrat BB janë pikërisht ato që ju duhen për makijazh sa më të lehtë, por që njëkohësisht siguron mbrojtje maksimale ndaj rrezeve të diellit. Mos harroni syzet për mbrojtjen e syve… Jepini stil pamjes! Stilistët e modës sugjerojnë “buzë 5ekspresive” këtë sezon. Kjo ishte e reflektuar edhe në pasarelat e shumë shtëpive të modës. Mos harroni! Nëse do të vendosni të kuq buzësh në ngjyra të theksuara, makijazhi në sy dhe në tërësi duhet të jetë natyral. Ne ju rekomandojmë të kuq buzësh hidratues mat.

Që moda të jetë argëtim…

Duhet gjithnjë t’i kujtoni vetes që moda duhet të sjellë lumturi dhe ju nuk duhet kurrsesi ta stresoni veten sepse nuk i keni të gjitha ato që janë trendet e momentit. Duhet të zgjidhni ato tendenca që ju shkojnë më tepër ju dhe stilit tuaj. Mos e ndiqni modën me verbëri. Mund të bëni ndryshime aty–këtu: një aksesor, një parfum, sandale dhe gjithnjë nxirrni në pah bukurinë tuaj natyrale.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *