Sot ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme anti-korrupsion dosja e tenderave të kryera nga ministria e Shëndetësisë në kohën e pandemisë.
Në dosje janë të gjitha dokumentet e kërkuara të ndara në 4 volume. Materialet e përcjella janë fotokopje e dokumenteve të prokurimeve.
Dokumentet u dorëzuan me anë të postës ditën e premte nga Ministria e Shëndetësisë, ndërsa institucioni i hetimit sot i mori në dorë. Tashmë materialet do të verifikohen në SPAK nga prokurori Klodian Braho.
Kjo prokurori të premten ridërgoi sërish një shkresë në ministrinë e shëndetësisë për marrje informacioni për tenderat sekret.
karşıyaka escort
SPAK sqaroi se 10 ditë pasi nuk morën përgjigje për shkresën e parë me pyetjet për vlerën e tenderëve dhe çfarë është blerë, ridërguan sërish një tjetër kërkesë.
E në rast se sërish s’do të marrin përgjigje prokurorët do të zbarkonin në zyrën e ministres për t’i sekuestruar këto dokumente. Por ditën e premte ministria më anë të postës iu përgjigj SPAK-ut duke i dërguar dokumentet e kërkuara.
Prej tre ditësh, opozita denoncon se ministrja Manastirliu i ka djegur këto dokumente, ndërsa nuk mungoi reagimi nga Shëndetësisë e cila tha se ky pretendim për zjarr imagjinar është i pavërtetë dhe tymi del vetëm nga koka e Bashës. Sot Bardh Spahia ngriti 4 pyetje për ministren Manastirliu.
Me marrjen e dokumenteve pritet që brenda 2 javësh deri në 1 muaj prokurori Braho të vendosë se çfarë do të bëjë, nëse do të kërkojë marrjen në pyetje të personave që kanë firmosur, anëtarëve të komisionit të vlerësimit të ofertave, apo të bashkëpunojë me KLSH-në, që ka nisur për të njëjtën cështje një hetim administrativ.
Bëhet fjalë për tenderat me procedurë direkte për të prokuruar materialet që i duheshin shëndetësisë për periudhën e pandemisë nga mesi i muajit mars dhe deri tani. Kujtojmë që e njëjta procedurë është ndjekur me ministrinë e Mbrojtjes për tenderin e ushqimeve, që po hetohet nga prokurori Eneid Nakuçi, i cili ka marrë 6 zyrtarë në pyetje.
o.j/dita

Ehuuuuu…. Dy jave apo nje muaj, behen 6 muaj. Deri atehere plasin dhe nja 13 skandale. Sa Klodiane do na dalin aq te mra qofshin. Urime Klodianit per nje muaj do behet me dy apartamente dhe nja tre Range Rover.
Ju luten 10 dite na jepni dekumentat???? Nuk u konfiskuan diten e denoncimit??? Kujt i hyne ne pune sot?Loja vazhdon. Do degjoni,ose edhe s”do thuhet asgje,e do harohet edhe ky hetim si qindra te tjere.Jane 283 milion euro te grabitura ne 2019,te nxjera nga KLSH.Keni degjuar gje sot??? Keshtu do vazhdoje.
Paska marre prokurori ne dore dosjen e MSH!
Po me cilen dore e klap[i per here te pare?
Po me pas ku e vendosi,mbi tavoline apo brenda ne sirtar?
A kishte njeri tjeter ne zyre,ne momentin kur ai e mori ne dorezim dosjen?
Oi maske dhe doreza a kishte prokurori?
Ja pra ,ne se ky prokuror i ka patur te zgjidhura keto pyetje,atehere kjo dosje ka marre fund:Do zgjidhet!
Paska marre prokurori ne dore dosjen e MSH!
Po me cilen dore e klap[i per here te pare?
Po me pas ku e vendosi,mbi tavoline apo brenda ne sirtar?
A kishte njeri tjeter ne zyre,ne momentin kur ai e mori ne dorezim dosjen?
Po maske dhe doreza a kishte prokurori?
Ja pra ,ne se ky prokuror i ka patur te zgjidhura keto pyetje,atehere kjo dosje ka marre fund:Do zgjidhet!
Cfare do beje ky mavria Braho? Ku ka bythe ky te hetoje, bythecet e Rames? Po pse kush e vuri kete prokuror, Pali,.Keta jane te gjithe te dhjere dhe nuk ka kush ti laje!Keta jane grupi me i korruptuar i shoqerise Shqiptare, keta jane nje bande e vetme, poletikane, ministra, deputet, kryeministra, proku r ore, gjykates, shefa ne polici , avokate .Keta kane nje bande e tere, qe vjedhin dhe mbrojne njeri tjetrin.Nje tufe horrash qe hiqen si te ndershem! Per tenderat e Stromberit, vetem nje llogaritare i thjeshte i duhet nje ore per te pare eshte korruptiv apo jo? Ketij Brahulit i duhen 10 dite per te pare qe mund ta pyesi apo jo? Asgje nuk do beje ky birbo i Spartak Brahos, nje verre ne uje, do shkoje ne MM Sh dhe do thote me falni qe po ju shqetesoje, por jam i detyruar te vije ketu, qe te me shohin ato” palacot” e opozites qe une erdha, por ju mos e rruani, se kush ja vare hejbet opozites, pastaj vazhdon,”” keni ruajt ndonje gje per mua, se kam dhe une shoke e miq qe duan tendera””.Ketu mbyllet muhabeti.Te na rroje, Braho, Cela e Ruci!!!!
Akoma talleni me ne kokpalaret ju te SPAK .Harojeni investigimin ne min e mbrojtjes , per ato palo pakot .Teknikisht nuk ka zot nene ta zgjidhe .Kastile e beri ripjellja me pako ,per mos tu kapur kurre ,e per te fshehur abuzimin e vjedhjes .Aq nuk kuptoni ju ,te pakten mos luani teater majmunesh me ne popullin ju te SPAK..Do ishte ndryshe , po ti ndante leke ne dore familjareve ne nevoje .O SPAK femija ju ka vdekur qe pa dale nga nga barku i nenes dhe ju doni ta nxirni te gjalle beben ,.Haroini pakot , te pakten …………. ????
Mos eshte gje djali i Spartak Brahos ky Kloodiani ?
Nipi
Shendetesia do clirohet vetem po u godit koka e gjithe kesaj katrahure Beqja. Goditja e ketyre pislliqeve te morrave te vegjel me nga 1 milion euro jane me hudh hi në sy.
Shyqyr qe keto te SPAK-ut jane njerez te qeverise ( Rames ) se perndryshe do kishim futur ne veshtiresi parlamentin (si ne rastin e Tahirit )per ti penguar nja 10 dit.