Tenderat Covid, MSH: Jemi të hapur për organet e drejtësisë

J L

Pas akuzave në lidhje me tenderat sekretë reagon ministria e Shëndetësisë duke deklaruar se këto tendera janë të hapura për organet e drejtësisë.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se ditën e djeshme ka firmosur shkresa përcjellëse me dokumentacionin e të gjitha procedurave të kërkuara nga organet e drejtësisë.

“Në vijim të një artikulli të botuar sot në media, informojmë qytetarët se në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, më datë 8 Maj 2020 është firmosur shkresa përcjellëse (faksimile bashkëlidhur) me dokumentacionin e të gjitha procedurave të kërkuara nga organet e drejtësisë. Siç e kemi deklaruar nga dita e parë, jemi të hapur për hetime nga organet e drejtësisë. E vërteta është se asgjë nuk është fshehur dhe dosjet janë në dritën e diellit. Që prej datës 27 Prill, në Ministrinë e Shëndetësisë po vijon punën Kontrolli i Lartë i Shtetit, për të gjitha procedurat e zhvilluara në situatën e pandemisë, për mjetet e nevojshme për mbrojtjen e stafeve mjekësore dhe aparaturat jetëshpëtuese për pacientët e prekur nga COVID19”, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë thekson se i ka dorëzuar të gjithë dokumentacionin që i është vënë në dispozicion Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe SPAK.

“Stafi i Ministrisë së Shëndetësisë ka dorëzuar të gjithë dokumentacionin që i është vënë në dispozicion Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe të njëjtën gjë po bën edhe me SPAK.  Ministria e Shëndetësisë shpreh edhe një herë gatishmërinë për bashkëpunim me organet e drejtësisë, duke i vënë në dispozicion dokumentacionin e plotë.”

j.l./ dita

Share This Article
3 Comments
  • Ja, nuk ua gjeten nr. tel. atyre te SPAK-ut, por ua thane gojarisht permes shtypit! E kryen detyren … alla shqiptarce!

  • “Jemi të hapur ndaj hetimit të drejtësisë”- thotë Ministria letra-djegur e shëndetësisë.

    Pse kanë edhe opsionin që rrijnë mbyllur para drejtësisë?!

    Ndoshta e kanë, po duhet të kenë kujdes mos mbyten nga tymi i djegies së letrave…

    Qesharakë!

  • O edvin kaqol Rama 2 funksionet me te rendesishme te vendit ia ke dhene nje ministre e arsimit qe vetem shqip nuk flet zonja B.Shahini dhe 2 minsria e shendetesise qe ndez zjarr per tu ngohur me lettst e vjedhjes se parave tr ketij populli.pd-lsi-ps nje mut jeni te gjithe.Ju rente tek femijet tuaj se na shkaterruat si shtet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *