Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka thirrur për të dëshmuar deputetin e zgjedhur nga radhët e Partisë Socialiste, Petro Koçi.
Mësohet se Koçi është thirrur nga SPAK për të dëshmuar ditën e hënë, më 26 korrik.
SPAK hapi një çështje pas deklaratave të deputetit të zgjedhur, i cili i bëri thirrje Prokurorisë të shkojë në Fier dhe të hetojë financat publike, pasi sipas tij, tenderët po fitohen nga trafikantët.
Po çfarë deklaroi Koçi një ditë më parë
Efektet e SPAK dhe të Reformës në Drejtësi po japin rezultat. Bota e krimit dhe të korruptuarit kanë filluar të ndjejnë frikë nga ligji. Këto efekte i mirëpresim edhe në Fier ku duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike.
Protagonistë të trafikut të drogës dhe të dhunës tashmë kanë legalizuar subjekte biznesi që fitojnë tenderë publike.
Këtë e realizojnë ose nëpërmjet lidhjeve të drejtpërdrejta me ndonjë titullar institucionesh ose nëpërmjet kërcënimit të zyrtarëve të caktuar që ekzekutojnë prokurimet si edhe nëpërmjet eliminimit të konkurrentëve në procesin e tenderimit duke kërcënuar pronarët e subjekteve të biznesit.
Të fuqizuar sidomos duke larë paratë e pista në industrinë e ndërtimit ata vazhdojnë të përvetësojnë fitime kolosale nga taksat tona.
Organet ligjzbatuese nuk duhet të lejojnë që qyteti ynë t’i nënshtrohet botës së krimit të organizuar.
e.sh/Dita

Ben qimja
Petro Koci ,
shembulli i veten ne Politiken e Shqiperise se si duhet te jet
Deputeti , perfaqsuesi i popullit /Votuesit ne Parlament .
Keshtu perfaqsohet populli kur demaskon cdo Lloj Korrupsioni ,
qe rendon ne Tasken e Popullit ,ne xhepin e votuesit dhe nuk i sherben mireqenjes sociale ,popullit ,per te cilan ai paguan Taksat .
Rrespekte per Deputetin e vetem Aktive dhe te Pergjgjeshem ne ate Parlament
Petro Koci rrespekt …
nji si ty meriton gjithmon voten time si qytetare sepse je i vetmi qe perfaqson embron interesat e popullit jo Partise ne Pushtet .
Petro ke gjith shqiperin me vete ti meriton vendin me te lart me qeveri …mos u perkul nga presionet e edi drames se atij I eshte futur 10 pont ne byth dhe ka akoma 90 pont por avash dhe me durim do ta haj te gjith ,,,,koka e korupsionit eshte edi rama pastaj te gjith edhe sala edhe iliri te gjith jane poshte ketij ky eshte miliarderi me I madh qe rrethohet nga bandat me te fuqishem dhe jo vetem ne shqiperi por edhe ne bot,,,,,,
Ooo