Tenderi për Albtelekomin u anulua për shkak të korrupsionit. Kështu shkruan agjencia e lajmeve “Oil Price”, një burim kryesor i lajmeve nga fusha e naftës dhe energjisë. Sipas kësaj agjencie, koha për tenderin ka mbaruar dhe një tender i ri do të mbahet pas zgjedhjeve. Në shkrim thuhet se inteligjenca private kishte zbuluar se pas tenderit qëndronte Rezart Taçi dhe për këtë është informuar disa herë qeveria shqiptare, e cila nuk ka marrë asnjë masë. “Ky tender është një turp për qeverinë shqiptare, e cila do përballet me zgjedhjet parlamentare më 23 qershor. Vendi po shpreson që të bindë Bashkimin Europian se ka bërë progres domethënës në luftën kundër korrupsionit. Por privatizimi i Albpetrol ka qenë më pak se transparent, pasi angazhimi i Rezart Taçit në këtë privatizim u zbulua pasi u shpallën ofertat”. shkruan agjencia. “Taçi ka lidhje të ngushta me kryeministrin shqiptar, Sali Berisha, dhe publiku do mbajë shënim për këtë çështje,” vijon agjencia. Ata theksojnë po ashtu se qeveria shqiptare nuk ka marrë as 10 përqindëshin e ofertës, siç parashikohet në ligj.