12 zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes i kanë kaluar për hetim organit të akuzës, pasi kallëzimit që u ka bërë Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Akuza për të cilën janë çuar në ndjekje lidhet me abuzimin me procedurat e prokurimeve për tenderë, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 942 mijë euro buxhetit të shtetit. Kontrolli i Shtetit ka përcaktuar se shkeljet janë konstatuar në blerjen e 5 helikopterëve dhe disa mjeteve të blinduara.
Konkretisht për tennderin e helikopterëve kallëzimet penale janë firmosur për: Ë.Ç. me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme së Standarteve të NATO-s dhe Modernizimit, A.Sh. me detyrë Shef i Sektorit të Hartimit të Projekteve, M.K. me detyrë Shef Shtabi në Policinë, B.D. me detyrë shef logjistike në Policinë Ushtarake, B.B. me detyrë Komandat i Kompanisë operacionale në Policinë Ushtarake, N.G. me detyrë specialist në sektorin e hartimit të projekteve si dhe E.D. me detyrë specialist në sektorin e hartimit të projekteve.
Ndërsa për tenderin “ “Blerje mjete të blinduara për policinë ushtarake me kompaninë Iveco s.p.a,”, duke rritur në mënyrë të pajustifikuar, fondin limit nga 1,200,000 Euro të parashikuar në projektin fillestar të propozuar nga Komanda e Policisë Ushtarake, në 1,420,000 Euro, ose 220,000 euro më shumë, janë çuar kallëzimet për: M.M. me detyrë Z/V Komandant i KFA, O.N. me detyrë Përgjegjëse e Sektorit të Financës së KFA, S.Ç. me detyrë ish- Komandant i Repartit Ushtarak nr. 3006, A.L. me detyrë ish Komandant i Repartit Ushtarak nr. 3006, L.A. me detyrë ish Shefe e Financës e Repartit 3006, në lidhje me shkeljet e konstatuara në zbatimin e kontratës së tenderit me objekt “Furnizimi me 5 helikopterë të mesëm shumërolësh”, të cilët nëpërmjet veprimeve të kryera prej tyre, i kanë likujduar kompanisë private katër kite me vlerë 3,458,142 euro, ose 639,794 euro më shumë, ndërkohë që vlera e katër kiteve sipas dokumentacionit të bërë hyrje është 2,764,348 euro.

Nje Ushtri ku ka hyre vjedhja ka fundosur Moralin ushtarak dhe fundosja e ketij morali do te thote fundi i asaj Ushtrie ? Morali eshte arma Nr1 e cdo ushtrie.Tung!
Pellumb, a mendon vertet se emerat e permendur me siper jane ata qe mund te kene abuzuar me tenderin? Ju keni kohe qe jeni larguar nga ushtria dhe nuk e njihni situaten, po dhe ne kohen kur keni qene ju ka qene e pa mundur qe disa ushtarake te nivelit te ulet, nuk jane kupola, mos u nisni nga titujt bombastik ,te arrijne te shperdorojne fondet te medha financiare. Jo i nderuar, ata ne pjesen me te madhe jane viktima, ose nga pakujdesia dhe mosdia, ose nga mungesa e kurajos per te thene jo. Eshte hera e pare qe ushtria shqiptare po modernizohet, pra po ble vete paisje moderne, dhe jo si rezultat i marveshjeve sheterore me BS, Kinen , apo dhe nga ndihma nga SHBA, Gjermani, Itali etj. Perballe ne biznesin e blerjes se armeve, sistemeve e paisjeve ushtaraket dhe civilet e FA kane biznesmen te regjur dhe shume te afte, kompanite e medha nderkombetare kane pervoje te madhe, kane interes te fitojne dhe ndryshe sa deklarojme ne shtyp jane te pacipe, te pa ngopur. Ushtaraket e sotem kane perballe dhe burokratet e Ministrise se MBrojtjes te cilet duke ardhur nga ndikimi politik nuk kane aftesite e te berit biznes, por kane vetin qe te sigurojne sa me shume te ardhura nga biznesi i modernizimit te FA, po dhe te Ministrise se Brendeshme, etj, Ushtaraket dhe punonjesit e tjere te administrates kane nje pergjegjesi qe zbatojne urdhera te pa ligjshem qe i ngarkon ata me pergjegjesi, dhe ne fakte atambajne mbi vete pergjegjesin e te tjereve ose dhe paaftesin e eproreve ose babezin. Realiteti deshmon qe ne cdo kohe, ne keto 25 vjet, vijojne te mbajne pergjegjesi jo ata qe jane pergjegjesit kryesor por gjenden viktima. Ne rastin e helikoptereve sic del nga raporti ekziston nje diference ndermjet mallit te ardhur dhe pagesave te bera, atehere MM duhet ti kerkoj Kompanise Eurocopter qe te kthej leket e marra teper dhe te mos penalizoj ushtaraket, disa nga te cilet i njoh dhe mendoj se nuk mund te bejne kurr dallavere, ose te pervetesojne fonde. Po edhe sikur te donin kush i linte,lidhja me kompanin, jane mbajtur dhe mbahen vetem nga persona te autorizuar. Sigurisht kane treguar paaftesi, po perseri keshtu eshte kur politika emeron njerez te pa afte sic eshte ndonje emer qe me paaftesin dhe papergjegjesin e vet ngarkon me pergjegjesi dhe te tjeret. Shpresoj dhe kam besim se ne problemin e helikoptereve nuk ka problem per prokurorin dhe gjykaten por vetem nje keqmenaxhim dhe mungese profesionalizmi qe duhet te zgjidhet me mirkuptim me nderkombetaret.
Ushtaraket e mesiperm jane viktima, te cilet mund te kene perfituar therime pra e kane lyer pak rroten e karros per te ecur ne rrugen e korrupsionit.Pavaresisht nese jane autoret e vertete ato kane pergjegjesi se jane perfshire ne afera me ose pa dashje.Sejcili prej tyre ka perfituar dicka nga perfituesit e vertete, kane perfituar gradime, ngritje ne detyre, shkollime pa te drejte. Ne nje fare menyre u ka ardhur mire kur jane keqperdorur, u kane pelqyer disa therime te hedhura per to, kane shkelur betimin ushtarak, moralin, nderin.Nuk ju falet pse e kane lejuar veten te keqperdoren, nuk ju falet pse nuk kane refuzuar te jene pjese e aferave.Disa prej tyre jane realisht te korruptuar, pasi kane patur shume raste te tjera ku ato kane qene pjese e aferave,Verifikimi eshte i lehte shikoni si i kane bere vilat…….dhe pse pikerisht ato.
Bravo te qofte, eshte e vertet qe pergjegjesia bie mbi ta, po meqe flete me kaq kompetence a mund te thuash konkretisht se cili nga ata ka fituar ndonje therrime. Nuk ka mundesi, eshte e pa mundur, flase per ushtaraket e Forcave Ajrore. Ka vetem pakujdesi jo lyerje dhe therrime, eshte vetem nje keqinterpretim. Duhet te zgjidhet dhe mendoj se do te zgjidhet duke biseduar me kopanin, pra me fazen e pajtimit