Autoriteti Rrugor Shqiptar shpalli klasifikimin për tenderin 18.5 milionë euro të Unazës së Re, në segmentit që përfshin rrethrrotullimin e ‘Shqiponjës’ duke projektuar si fituese “Vëllezërit Hysa”.
Në tenderin për ndërtimin e nënkalimit që u zhvillua dy javë më parë morën pjesë 8 kompani. Ofertën më e ulët ishte ajo e kompanisë ‘Alb Building’ me 1.72 miliardë lekë ose 14 milionë euro. Më pas u renditën 7 kompani të tjera, ‘Salillari’,’ Vëllezërit Hysa’, ‘2T, Gjoka’, ‘Curri’, ‘Vega’ dhe ‘Gener 2’, ofertat e të cilave kanë variuar nga 14.5 deri në 18 milionë euro.
Por Autoriteti Rrugor ka vendosur të skualifikojë 5 kompani me argumentin se nuk përmbushin kriteret duke duke kualifikuar vetëm tre: Vëllezërit Hysa, Curri, dhe Vega shpk.
Në tre ofertat e kualifikuara ajo e e kompanisë “Vëllezërit Hysa’ me 1.72 miliardë lekë ose 14.6 milionë euro është më e ulëta, çka e projekton këtë kompani si fituesen e tenderit të shumëlakmuar të Unazës, nëse renditja nuk do të ankimohet në Komisionin e Prokurimit Publik.
Ky është tenderi i tretë për rrethrrotullimin e “Shqiponjës”, por tashmë me një projekt të ndryshuar.
Projekti i parë që parashikonte ndërtimin e mbikalimit u tenderua dy herë. Tenderi i parë u fitua nga kompania fantazmë “Dh Albania” me një vlerë 20 milionë euro, aq sa fondi limit, por pas shpërthimit të skandalit me falsifikimin e dokumenteve qeveria u detyrua ta anulojë kontratën.
Në tenderin e dytë kostoja e ndërtimit zbriti ndjeshëm deri në 14 milionë euro, por Autoriteti Rrugor i skualifikoi të gjitha ofertat si të pavlefshme. Menjëherë pas anulimit të garës së dytë, Ministria e Infrastrukturës njoftoi se do të ndryshonte projektin teknik të veprës në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës.
Projekti i ri në vend të mbikalimit e shndërron rrethrrotullimin “Shqiponja” në nënkalim, që sipas Ministrisë jep një zgjidhje më të mirë për trafikun dhe qytetin.
Por kompania Vëllezërit Hysa është nën hetim në dosjen e Prokurorisë për rrugën Elbasan-Gjinar.
Bëhet fjalë për dosjen hetimore ndaj dy ish-drejtorëve të ARRSH-së, Andi Toma dhe Dashamir Xhika.
Bashkë me ta akuzohen dhe tre administratorët e kompanive private që zvarritën për 10 vjet pa u përfunduar asnjëherë rrugë Elbasan-Gjinar; e cila u kushtoi rreth 500 milionë lekë taksapaguesve.
Prej shkurtit 2019, Gjykata e Elbasanit ka zhvilluar disa seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve.
Deri tani janë thirrur dëshmitarë të akuzës, ndërsa pritet që të fillojë edhe shqyrtimi i ekspertizës teknike që dokumenton shkeljet në këtë rrugë.
Prokuroria në kërkesën për gjykim thotë se dy ish-drejtorët e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Andi Toma nga viti 2008 deri në vitin 2013 dhe pasuesi i tij në vitin 2013, Dashamir Xhika kanë shpërdoruar detyrën me pasojë dëm financiar ndaj shtetit.
Rruga është ende e papërfundur, ndonëse investimi për të ka filluar që prej vitit 2008.
Nën akuzë janë edhe tre administratorët e kompanive “Arifaj shpk” dhe “Vëllezërit Hysa Shpk”, Rezarta Bokçiu, Agron Hysa dhe Kujtim Hysa si dhe kompanitë e përfaqësuara prej tyre.
Administratorët akuzohen për “vjedhje në bashkëpunim”.
Disa zyrtarë të ARRSH-së, të cilët bënë raportin e kolaudimit akuzohen po ashtu për “shpërdorim detyre”.
e.t./dita

Ku je lulush holandezi pa shkolle dhe anti korrupsioni perse nuk flet per bashkim ulajn apo nuk te le krimineli sali dhe bq dhe i korruptuari edvin plehra ?
Te lumte Saliu. Kerkoi llogari nje per nje qenve. Dhe pastaj ti shkarkojme.
E paska fitu kjo kpmpania e ilir metes qe shkaterroj gjith Qerretin, pra i kane nda pazaret sipas partive
Vetem me skandalin super korruptiv te unazes se te,Rama cohesh ne dyert e gjykates!
Perseri keta Po keta jane prandaj bejne sikur grinden. Populli e Han po daj sami Jo.
Bjerini me top, se keshtu arrihen koalicionet qe te hapen negociatat. Qef o qef., na genjejne qe te hyjme ne Evrope, pasi te na rrjepin mire e mire.
Nga ana tjeter emigrantet shqiptare i perzene si qente. Po Ramuti a do hapi ndonje qytet shtese si ate qe ka hapur per muhaxhedinet. Qe te kene ku te fusin koken te pakten.
E shqiptari i shkrete, kokgdhe dhe i perrulur
Tenderi i Rilindjas ka kaluar nga Dosja e Zeze “Dashamir Xhika” ne Dosjen Mavi “Dashamir Rama”, hahaha, me dashuri dhe urtesi!
Keta punojne edhe badiava pa leke fare.
Kishte hall Prefektja e ZPD grykederdhjen e Zaranikes,keta ja bene pa pagese.kur te kesh me thase,mi jep me traste.
Kishte hall Qazimi uren ne lagjen fushe-mbret,keta ja bene pa leke/,kur te kesh ndonje tender,na e jep paradhenie.
Ku mos u japesh tendera ketyre?Keta i duan te tre
partite.
Kur fitoi LSI komunen e Gjinarit,keta ja bene rrugen ne kohe record.
Ku te mos i duash.
Ja pra qe krisma nuk ka patur.Por edhe nese ka patur,kane qene diku larg se kohe lufte eshte.