A mund të ketë një luftë midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës? Kjo do të ishte katastrofë! Megjithatë, tensionet midis dy vendeve nuk mungojnë.
Qeveria kineze kritikoi ashpër Shtetet e Bashkuara, pasi një luftanije amerikane kaloi shumë pranë disa ishujve artificial të krijuar nga Kina në pjesën jugore të saj.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Lu Kang, ka thënë se ky veprim “është kërcënim për sovranitetin e Kinës” dhe është zotuar se Kina do të mbrojë integritetin e saj territorial.
Zyrtarët amerikanë kanë thënë se Shtëpia e Bardhë ka miratuar inkursionin përreth ishujve Spratly, të cilat pretendohen edhe nga Kina, edhe nga Filipinet. Ata kanë thënë se me këtë veprim, SHBA ka dashur të tregojë se ishujt nuk janë territor sovran, ashtu siç pretendon Kina. /Dita/

