VIDEO/Tension në Vlorë, përplasje fizike PS-LSI para qendrës së numërimit

Gazeta Dita

Përplasje fizike mes PS dhe LSI në Vlorë pak para nisjes së numërimit të votave. Shkak për këtë përplasje është bërë moslejimi i 3 kutive të votimit të një fshati në Vlorë nga kandididatët e LSI-së.

Sipas raportimit të gazetares Vjollca Kongjoni për BalkanWeb Shezai Rrokaj nga radhët e LSI-së ka kërkuar verifikimin e tre kutive, për shkak se makina që i transportonte ndryshoi destinacion.

Kongjoni konfirmon se përplasja ka ndodhur para KZAZ 81 ku pritet të depozitohen të gjitha kutitë e votimit për tu numëruar.

“Një makinë që ka shoqëruar 3 kuti ka ndërruar destinacion se një komisioneri të PS i ra të fikët. Ndërkohë kemi përfaqësuesit kryesorë të LSI si Shezai Rrokaj që pretendojnë se mjeti ka ndërruar destinacion pa dijeninë e tyre”,- sqaroi Kongjoni.

Share This Article
1 Comment
  • E ka ate fotografine me Saliun Vjollca se krenohet me te. Po profesor Shezaiu qysh eshte nga mendja, e la fare profesoritetin? Bajgat e kesaj kohe!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *