Në KZAZ e Kukësit dhe të Dibrës ka pasur tensione mbrëmjen e kësaj të premte, pasi protestues dhe mbështetës të opozitës kanë tentuar të hyjnë brenda ambienteve.
Policia në Dibër ka përdorur gazlotsjellës, ku disa protestues dhe punonjës policie kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar në spital.
Ndërsa kreu i PD Kukës, Arfi Rexhmati ka deklaruar se më 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje, duke thënë: “Nga nesër nuk flet politika, por do flasin qytetarët e Kukësit”.
Në lidhje me këto incident ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.
Lleshaj shkruan në Twitter: “Verbëria e dhunës politike po sulmon sot me molotov KZAZ e vendosur në shkollën “Nazmi Rushiti” dhe Policinë në Dibër, nën drejtimin e përfaqësuesve të lartë të opozitës. Ligji do të veprojë pa asnjë mëdyshje ndaj çdo forme të krimit!”.
e.ll./dita

LLESH SI XHAVERF DEVA VEPRO
NDRYH NUK HYNE NE HISTOTO
KALOJAVTAHIRIT ME KONTRABNDE E MIRDIRA E KA ZAJON KATOLIKUTRADHTIN QTSH ME BARDHOK BIBEN
KATOLIKU
Oj polici ku e keni shkopin(hunin).Bini mbi to pa meshire e dhimbje.Raseni dhe ne burge per nji jave kokat eksponente.Garantoni qetesi diten e votimit.Keto nuk jane protestues.Po terrorrista,duhen vendosur hekurat.