Tensione në qiell, avionët grekë pengojnë fluturimin e avionit turk

Dita

Një tjetër incident i rrezikshëm është regjistruar  ditën e djeshme mes Turqisë dhe Greqisë, sipër një ishulli grek të Egjeut.

Ministria greke e Mbrojtjes ka bërë të ditur paraditen e sotme se forcat ushtarake kanë ndërhyrë për të penguar fluturimin e një  avioni pa pilot, ndryshe të quajtur dron spiun.

Mediat greke shkruajnë se droni është prodhim turk, dhe se ka shkelur hapësirën ajrore greke më shumë se dy herë në mesditën e së enjtes në rajonin Dodekanisa.

I sapo zbuluar nga radarët e ushtrisë, ai është ndjekur nga dy avionë ushtarakë F16 të flotës greke.

Ky avion pa pilot, i ngritur nga baza ushtarake e Dalamës, shërben për të mbledhur informacion dhe për të fotografuar zona të caktuara.

Ngjarja ka ndodhur disa ditë pas deklaratës që lëshoi Ankaraja, ku thuhej se ka futur avionë të tillë në arsenalin e saj ushtarak.

s.a/dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *