Tensione në seancë, deputetët e PD godasin tavolinat me duar

Ornela

Është shoqëruar me tensione dhe debate seanca e sotme plenare. Kanë qenë deputetët e PD dhe LSI, që kanë shkaktuar tensione, duke mos lënë deputeten e PS, Mimi Kodheli, të mbajë fjalën e saj në seancë.

Tensionet nisën menjëherë pasi deputetja e PD, Izmira Ulqinaku, mbajti fjalën e saj, ku hodhi akuza të ashpra ndaj kreut të Kuvendit, Gramor Ruçi. Ky i fundit ju përgjigj deputetes së re me po të njëjtën gjuhë, duke mos pranuar replikën e deputetes.

Kjo e fundit kërkoi fjalën për replikë, por Ruçi e ndërpreu, duke i kaluar fjalën Kodhelit. Në këtë moment, salla shpërtheu në të bërtitura, teksa deputetët demokratë filluan të godasin tavolinat me duar.

Situatës i është bashkuar edhe deputeti i LSI, Petrit Vasili, i cili replikoi në distancë me Ruçin. Kjo situatë vijoi për pak minuta, ndërsa Kodheli priste në foltoren e Kuvendit të niste fjalën e saj.

Share This Article
9 Comments
  • Deputetet e partise antishqiptare te krijuar nga serbet ( jo P.K.SH po P.D) bashke me partine qe perfaqeson shtresen me te ndyre ( qe ne fillim e kishte p.d) te nje shoqerie l.s.i duan ta kthejne parlamentin ne nje shfaqje kukullash. Nese ata duan te japin shfaqje te tilla eshte teatri i kukullave.
    Mjaft me me prishje te imazhit te palamentit. Ai nuk eshte i tyre, por i populli.

  • Eshte per te cuditur se ky plaku xhuxhumaku gjithenje negativ ne komente , i ka mbetur mendja ne Enveri Kur ai ka32 vjet qe nuk jeton.Plak i vjeter mos ja vini re .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *