Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës, Papa Françesku: “Lufta është çmenduri”

Ornela

Papa Françesku, ka reaguar lidhur me tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës. Ai është shprehur besimplotë se tensionet mes vendeve mund të tejkalohen përmes dialogut.

“Le t’i lutemi Zotit të paqes në mënyrë që tensionet dhe kërcënimet e luftës të kapërcehen përmes një dialogu serioz”, duke iu referuar edhe negociatave që përfshijnë Rusinë – Ukrainë me ndërmjetësimin e Gjermanisë dhe Francës.

“Dhe të mos harrojmë, lufta është çmenduri”, ka shtuar më tej Papa.

Ndërkohë Rusia vlerësohet të ketë grumbulluar më shimë se 100, 000 trupa pranë kufirit të saj me Ukrainën, por Moska nuk i ka pranuar akuzat perëndimore se po planifikon një sulm ndaj fqinjit të saj.

 

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *