Tensionet në bashkitë e opozitës, “Nesër sulmohet Skrapari”

Edona Llukacaj

Këtë të martë, gazetari investigativ Artan Hoxha ka paralajmëruar me fjalët “Nesër sulmohet Skrapari”, se pas konfrontimeve në Shkodër, Tropojë, dhe Lezhë rradhën e kishte Skrapari.  Kujtojmë se konfrontimet janë rezultat i mospranimit të materialet e votimit të 30 qershoritnga bashkitë e drejtuara nga opozita.

Deklarata e Hoxhës u bë drejtpërdrejt nga studio televizive e emisionit Opinion, pasi mbështetës të opozitës, së bashku me punonjës të Bashkisë së Shkodrës dhe ish deputetë të PD-së, u mblodhën të martën mbrëma në oborrin e Shkollës se Mesme “Shejnaze Juka” dhe pas disa minuta konfrontimi me forcat e policisë, i vunë flakën njërës prej klasave të katit të parë të shkollës, ku ishte vendosur Komisioni Zonal i Administrimit të Zgjedhjeve të 30 qershorit.

Bëhet me dije se gjithë baza materiale e sjellë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për përgatitjen e ditës së votimit u dogj.

Kujtojmë se bashkitë e drejtuara nga opozita kanë njohur dekretin e Presidentit Meta për anulimin e datës së zgjedhjeve, ndaj kërkojnë largimin e materialeve zgjedhore nga godinat shtetërore në qytetet ku ata drejtojnë.

Në lidhje me ligjshmërinë e atyre që po ndodhnin juristi Jordan Daci tha:“Bashkitë kanë të drejtë në atë që po bën, pasi ka një dekret. Në fakt nuk duhet të ketë as fushatë dhe as zgjedhje sepse ka një dekret. Por këtu siç bëhen gjerat këtu, asnjë nuk respekton ligjin”.

e.ll./dita

Share This Article
6 Comments
  • Neqoftese Kuvendi i Shqiperise nuk ka te drejte te shkarkoje Presidentin, atehere KQ i Zgjedhjeve duhet te zbatoje Dekretin e Presidentit dhe Partia Socialiste te nderprese fushaten elektorale. Nese Presidenti Meta dhe Opozita jashte parlamentit nuk duan zgjedhje, PS ka drejtimin e shumices se bashkive te vendit dhe s’ka pse te shqetesohet…

  • Në Shqipëri nuk ka as intelektualë as juristë e as gazetarë, por vetëm një tufë fshatarësh që kanë siguruar nga një copë kartoni të certifikuar si diplomë e tmerruan dynjanë vendimet, analizat dhe komentet e tyre idiote.
    Kryetari i shtetit e lexon kushtetutën siç e lexonte E Hoxha kushtetutën e tij.
    Sali Berisha nuk ka nevojë ta lexojë sepse në këtë rast “i beson” Metës.
    Monika është “e sigurtë” se është në të njëjtën nivel kulturor me bashkëshortin.
    Luli, ky jurist “exselent” akoma nuk e ka marrë diplomën.
    Këshilltarët e presidentit vetëm emrin kanë të tillë sepse bëjnë detyrën e sekretarit të tij.
    Analistë e gazetarë diskutojnë njëlloj si në klubin e fshatit.
    Deputetët në përgjithësi nuk e kuptojnë e jo më t’a interpretojnë kushtetutën apo ligjet që miratojnë.
    Spartak Ngjela është “ekspert” përballë gazetarëve injorantë dhe atyre që presin me gojë hapur, interpretimet e tij idiote
    Akademiku Fuga një llafollog që ka mësuar përmendësh disa shprehje filozofike por na shfaqet si intelektual i gjithë dijshëm ndonëse akoma nuk e ka zgjidhur dot nëse egziston apo jo zoti.
    Është e tepërt të diskutosh më pas për politikanë si Tit Vasili. Nard Ndoka, Flamur Noka, çuni Fariut, Agron Duka, Dash Shehi, etj etj.
    Së fundi një pyetje për këtë palo juristin Jordan Daci:
    Cilat janë detyrimet e bashkive që rrjedhin nga dekreti i presidetit për anulimin e datës 30 qershor si datë e zgjedhjeve??
    Ke ndonjë përgjigje o derdimen?

  • Gramoz Ruci ku eshte???????
    I madh ne moshe, socialist, ku vegjeton ku socialist , athere vegjetimi I tij goja mbyllur, as mish as peshk ka nje te vertete – thesi me dollar ja ka zene gojen syte mendjen
    tjeter shpjegim ska , ja ka marre gojen – memec

  • Ketu do jemi..asgje sdo ndodhi..populli qe eshte vertet popull nuk e ndjek me ne kete rruge te shkaterrimit te shqiperise..jam vete nga skrapari..e ndoqi skrapari ilir meten per aq kohe sa mendonin njerezit se ai gjith kete e bente per shqiperine dhe zhvillimin e saj, por kur filloi tu shperndante tendera gangstereve dhe rrugaceve njerzit e humben besimin..jo..skrapalinjte jane mbi te gjitha atdhetare..ilir meta me bushtren e tij kaq e pati..i ka ardh fundi

  • Une nuk besoj juristin Jordan Daci,sepse besoj juristin Haxhi Pishmani,qe thote se presidenti nuk ka te drejte te lepije ate qe ka peshtyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *