Tensionet në ndeshjen Atletiko-Mançester Siti, UEFA dërgon delegat në Madrid

Ornela

UEFA do të marrë raporte nga një delegat i tyre dhe arbitri i cili gjykoi ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampioneve midis Atletiko Madrid dhe Mançester Siti.

Institucioni më i lartë i futbollit europian dërgoi delegatin snë Madrid, për shkak se në fund të ndeshjes në “Wanda Metropolitano “, pati përplasje fizike midis dy skuadrave.

Gjithçka filloi në minutën e 88-të, kur mbrojtësi i Atletikos Felipe shkaktoi faull dhe mori karton të kuq duke lënë skuadrën spanjolle me 10 lojtarë. Situata u bë edhe më e agravuar, teksa u deshën 9 minuta shtesë që të përfundonte loja.

Sipas Sky Sport, përplasje ka pasur edhe pasi lojtarët janë futur në tunel për të shkuar në dhomat e zhveshjeve. Madje, raportohet se mund të jetë përfshirë edhe trajneri Pep Guardiola.

Ndeshja përfundoi në barazim 0-0, me Sitin që kaloi në gjysmëfinale pasi fitoi ndeshjen e parë 1-0 në Angli dhe do të përballet në turin tjetër me Real Madrid.

Share This Article
1 Comment
  • Kasapi Diego Simeone dhe kasapet e tij nuk ae kane per here te pare! Ose topin ose kemben! Ata te vrasin vetem se ashtu i udhezon tranieri me vrases!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *