Tensioni i naftëtarëve

redaktor

Letër e nënshkruar,

Luftar Kuka, Patos

Dita! Një grumbull i madh me njerëz ishin mbledhur para Pallatit të Kulturës Patos, infermierë me bluza të bardha, 3-4 tavolina, 5-6 karrige. – Ç’bëhet këtu?- pyesin njëri-tjetrin qytetarët. Pyesim një gocë me bluze të bardhë, Valentina Nuredini (Vali) që është shefja e kësaj qendre shëndetësore në Patos. – Sot,- thotë ajo,- është dita botërore e hipertensionit arterial (presioni i lartë i gjakut) dhe po u masim tensionin qytetarëve të Patosit. Dhe deri tani ka arritur numri 70 vetë që kanë matur tensionin. Po shumica po na dalin me tension të lartë.

Të shkretët naftëtarë u bënë me tension të lartë se dolën nga puna. Ata kanë punuar në fronte më të vështira të nxjerrjes të arit të zi edhe në kohën e tranzicionit. Tani i nxorën nga puna firmat e huaja që përpunojnë naftën tonë. Qytetarët e rajonit në Patos kanë punuar në Marinzë, Zharrës, Belin, Jagodin, Ballsh, Cakran, Kuçovë, Sarandë. Kanë punuar natë-ditë me turne. Tani dolën nga puna se i nxorën firmat, u bënë të gjithë me tension të lartë. Të shkretët, ç’të bëjnë! Ku të venë? Bashkia nuk ka punë, vetëm pastrim gjelbërimin ka dhe këto vende janë plotësuar. Ku do të shkojnë gjithë këta punëtorë të naftës që dolën nga puna? Po janë dhe në moshë të re për të punuar. Punëtorët e Patosit i mbante nafta, por tani ajo po falimenton. Ata tani janë bërë të gjithë me tension dhe shkojnë te bluzat e bardha për ta matur, mos u bie të fikët gjatë rrugës për në shtëpi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *