Tensioni me Turqinë, Greqia shton patrullimet në kufi

DITA Online

 

Tensionet janë shtuar mes Turqisë dhe Greqisë që prej ndalimit të dy ushtarëve grekë, të cilët kaluan ditë më parë kufirin veri-perëndimor të vendit për shkak të motit të keq.

Në një shenjë të qartë të rritjes së shqetësimeve nga përshkallëzimi i situatës, shteti helen ka vendosur të shtojë numrin e trupave patrulluese në kufi.

Deri më tani, zonën e patrullonin vetëm dy ushtarë, por nga këtej e tutje, atje do të vendosen 7 të tillë.

Në bazë të udhëzimeve të lëshuara nga Ministria Greke e Mbrojtjes, taktika të reja do të përdoren edhe në kundërpërgjigjen që do t’i jepet eventeve të ngjashme.

Drejtuesi i saj, Panos Kammenos deklaroi një javë më parë se dy ushtarët grekë po mbaheshin peng në Turqi, ndërsa të shtunën i tha të përditshmes franceze Liberation se Greqia është shumë pranë një incidenti fatal me Turqinë.

“Deri më sot episode të tilla si kalimi aksidental i kufirit, ishin zgjidhur ndërmjet shtabeve të përgjithshme të dy vendeve. Të mos harrojmë se nuk bëhet fjalë thjesht për ushtarë grekë, pasi ata janë edhe ushtarë të BE-së e ushtarë të NATO-s, ndaj kjo çështje duhet të ishte zgjidhur paqësisht me Aleaten tonë të Aleancës veri-atlantike, Turqinë”, tha Kammenos.

Kjo situatë, sipas ministrit grek, tregon se vendi i tij është praktikisht në mëshirën e çdo incidenti që mund të ndodhë, në çdo moment edhe me rojat bregdetare, flotën etj.

Ai lëshoi dhe një paralajmërim për Ankaranë, i bindur se përmes shkeljes së hapësirës ajrore dhe asaj detare greke, ajo po përpiqet të ushtrojë presion mbi Europën.

“Ne jemi të detyruar të mbrojmë territorin tonë, i cili nuk është vetëm grek, por edhe evropian”, deklaroi Kamenos.

a.s/dita

Share This Article
3 Comments
  • Ate ne emer te BE tregoja Edi Ramaducit dhe Sali Malokucit.Keta i hane dokrrat me BE.Perpare turkut dil me bythet e tua,se nuk te rri rehat.Shtyj kufirin me Shqiperine,germo varreza greke,sulmon posten kufitare ne Peshkep[i..Tani re ne usta.Shko merr ate fredi Bellerin,qe vrau ushtaret e postes se Peshklepise,..tja shohim trimerine .

  • Greket jane telendaret e llafazanet e llastuar te Europes e Rusise qe duan te implikojne te gjithe ne problemet e veta. Deri tani u ka ecur, por me turkun u ka dale hendeku e u ka ngecur sharra ne gozhde.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *