Tensioni në kryesinë e PD, Basha rrëfen çfarë ndodhi mes Gjanës dhe Mezinit: Pati një…

Gazeta Dita

Sherri mes një nga figurave të vjetra në PD, Jemin Gjanës dhe Sekretares për Organizatat Partnere në PD dhe njëkohësisht anëtare e Kryesisë, Valbona Mezini në mbledhjen e Kryesisë u bë lajmi i ditës në media. Kjo, pasi u fol për një sulm fizik nga ana e Gjanës ndaj Mezinit.

Por në emisionin “Studio e Hapur” në News24, kreu i PD-së Lulzim Basha mohon të ketë pasur konfrontim fizik. Ai thotë se gjithçka është fryrë dhe se ka qenë një moment tensioni.

Si për t’u ‘shfajësuar’ Basha kujton se në mbledhjet e kryesisë së PS-së, thuhej se ishin nxjerrë armët.

“Nuk ka pasur konfrontim fizik, është një fryrje e bërë me qëllim apo pa qëllim mbetet për t’u parë. Pati një moment tensionimi, por s’ka patur në asnjë moment dhunë fizike. Ky ka qenë një moment i tejkaluar, që nuk duhet të ndodhte dhe dominoi ciklin e lajmeve dhe sfumoi lajmin që kryesia e PD doli me një vendim unanim.

Kujtojmë se është raportuar edhe për nxjerrje armësh në kryesinë e PS-së. Pyeta disa anëtarë të kryesisë pasi mbaroi mbledhja dhe më thanë që ishte e lodhshme, por se ndiheshin mirë, sepse pati debate, por pati unanimitet”, deklaroi Basha.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *