Tiranë, tregtarët kërkojnë të hyjnë me forcë në Prefekturë

redaktor

Situata pas vendimit të Prefekturës së Tiranës për mbylljen e tregut te ish-Uzina Dinamo është tensionuar ndjeshëm.

Tregtarët e këtij tregu kanë zhvilluar një protestë gjatë paradites së sotme para ambienteve të Prefekturës, duke thënë se po i lënë pa bukë.

Ata shprehen se problemi i higjienës, për të cilin Prefektura ka vendosur mbylljen e tregut, është thjesht një mashtrim.

Në një moment, disa nga protestuesit kanë tentuar që të hyjnë me forcë në ambientet e Prefekturës, por janë penguar nga ana e policisë.

Tregtarët kërkojnë që të takohen me prefektin Sadi Vorpsi, pasi vendimin për mbylljen e tregut e cilësojnë si skandaloz dhe me motive politike./b.l

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *