Një tregtar floriri ka shpëtuar për mrekulli nga një pritë që një person i maskuar i kishte zënë, me qëllimin për ta grabitur. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Korçë, kur tregtari Enver Mane, sapo kishte dalë nga banesa, për të shkuar në punë. Një person i maskuar i ka dalë para tregtarit dhe ka qëlluar me armë në drejtim të tij. Ky i fundit ka mundur të shmanget, ndërsa grabitësi është larguar menjëherë. Policia e Korçës tha se po punon për identifikimin e agresorit.