Një tentativë grabitjeje është shënuar mbrëmjen e së hënës në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në një fabrikë prodhimesh kozmetike në afërsi të xhamisë, në Sauk. Dy persona të maskuar dhe me armë kanë hyrë në fabrikën ku gjendeshin 11 punëtorë. Mësohet se grabitësit i kanë lidhur punëtorët dhe kanë kërkuar arkën e parave. Por pasi nuk kanë gjetur gjë, i kanë liruar 11 personat që ndodheshin në fabrikë dhe janë larguar. Një prej punëtorëve ka lajmëruar policinë, e cila ka nisur një operacion për kapjen e tyre.