Tentativë pengmarrjeje në Kavajë, policia arreston 3 persona

DITA Online

 

Një tentativë pengmarrjeje ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Kavajës.

Policia e Kavajës bën me dije se një person u mor peng ne Spille, u fut forcërisht në makinë dhe u dhunua nga tre shtetas.

Sipas policisë, tre të rinjtë e hipën 54-vjeçarin në makinë pa vullnetin e tij dhe e kanë rrahur.

Megjithatë uniformat blu arritën të identifikojnë autorët dhe t’i arrestojë ata.

Njoftimi i Policisë:

“Më datë 17.07.2017, në plazhin e Spilles, 3 shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë marrë në mjetin tip “Rover”, pa targa, shtetasin A. D., 54 vjeç, të cilin e kanë dhunuar fizikisht dhe më pas e kanë mbajtur jashtë vullnetin të tij, në vende të ndryshme. Nga specialistët për hetimin e krimit Kavajë u ngrit një grup pune për kapjen e këtyre shtetasve të cilët më datë 18.07.2017 bënë të mundur arrestimin e tre personave, Z.Xh., 31 vjeç. B.Ç., 32 vjeç. B.M., 25 vjeç.”

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *