Tentativë për vrasje në Korçë, arrestohet autori

Elton Tafaruci

Një tentativë për vrasje ka ndodhur në qendër të qytetit të Korçës. Ngjarja ka ndodhur pranë poliklinikës së qytetit. Burime bëjnë të ditur se policia ka bërë të mundur arrestimin e agresorit, i cili me pistoletë ka tentuar të vrasë një qytetar.

Autori quhet  Gersi Dervishi, banor në lagjen 6 të qytetit të Korçës. Ndërsa personi i sulmuar quhet Mondi Firaj banor në Drenovë.

Burimet bëjnë të ditur se autori i njohur me pseudonimin “Lepuri” ka tentuar të vrasë me armë Firajn, i cili në fakt në rajonin e policisë nuk e ka pranuar se e ka kërcënuar, por policia pasi ka arrestuar Ddervishin dhe e ka dërguar në polici pritet të arrestojë  edhe Firajn për moskallëzim krimi.

Pas tentativës për vrasje Dervishi është munduar të largohet nga vendi i ngjarjes dhe ka shkaktuar aksident në fshatin Çiflig Korçë

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *