Tentativë vrasje në Kombinat, identifikohet autori, shpallet në kërkim

Rovena Cerka

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pasditen e kësaj të shtune në lagjen Kombinat në Tiranë.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Shaban Bardhoshi’, ndërsa një person i identifikuar me inciailet R.G ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin Artur Korteshi.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen dhe shoqërimin e shtetasit R. G., 25 vjeç, pasi dyshohet se me datë 20.03.2021, rreth orës 15:10, në Kombinat, në rrugën “Shaban Bardhoshi”, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër në afërsi të një banese dhe më pas është larguar me shpejtësi me një mjet.

Punohet për kapjen dhe shoqerimin e këtij shtetasi.

 

c.r / dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *