Ditën e sotme, një person është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi ka tentuar të djegë me lëndë djegëse një 65-vjeçar.
Mësohet se uniformat blu kanë arrestuar në flagrancë shtetasin I.R., 65 vjeç, banues në Nr.6, Durrës.
Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas, për motive të dobëta ka tentuar të djegë me lëndë djegëse shtetasin K.Sh., 67 vjeç, i cili u transportua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Mësohet se konflikti mes tyre ka nisur për shkak të pronësisë së një kioske në qytetin e Durrësit.
Njoftimi i policisë:
Durrës
Tentoi të digjte më lëndë djegëse për motive të dobëta një shtetas, arrestohet në flagrancë autori.
Seksioni për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës në bashkëpunim me Shërbimet e Policisë së Rendit, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin I.R., 65 vjeç, banues në Nr.6, Durrës.
Ky shtetas ka tentuar të djegë me lëndë djegëse shtetasin K . Sh., 67 vjeç, i cili u transportua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës në ngarkim të shtetasit I.R., për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” parashikuar në nenin 88 të Kodit Penal.
j.l./ dita
