Tentoi të digjte nënën/ Policia kap shqiptarin e arratisur nga Psikiatria

Elton Tafaruci

Arrestohet 27 vjeçari shqiptar, i arratisur nga Spitali Psikiatrik i Frozinones në Itali, ku ishte shtruar, pasi tentoi të digjte nënën me benzinë.

Mediat italiane raportojnë se ai u kap teksa ishte duke shëtitur i qetë në qendër të Formias. Shqiptari, G.E, u shoqërua fillimisht në polici e pastaj u dërgua prapë në spitalin nga ishte arratisur.

Shqiptari, ishte mbyllur në spitalin psikiatrik, pasi sipas tyre kishte probleme me shëndetin mendor.

Shqiptari rezultonte i arratistur që nga 15 maji, ditë që policia italiane e shpalli person në kërkim.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *