Policia e Shkodrës ka shoqëruar një person, i cili ka fotografuar votën e tij.
Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në qendrën e votimit në lagjen “Tophane”.
Menjëherë sapo kanë vënë re votuesin duke fotografuar votën, komisionarët kanë njoftuar policinë.
Deri më tani nuk është identifikuar qytetari që tentoi të fotografonte votën, ndërkohë pritet njoftimi i Policisë.
Tek shkolla Çajupi në Tiranë, një qytetar gjithashtu ka tentuar të fotografojë votën.
Personi në fjalë është Granit Sulku dhe ai është pikasur nga komisionerët.
Granit Sulku pasi ka marrë fletën e votimit ka votuar subjektin politik PD dhe e ka filmuar votën dhe i ka thënë komisionit se iu prish fleta e votimit.
Komisioni i ka dhënë një fletë tjetër votimi dhe ky shtetas pasi ka votuar LSI e ka filmuar përsëri votën.
Ky veprim është vënë re nga vëzhguesit dhe e kanë bllokuar dhe kanë njoftuar policinë.
Në përfundim të veprimeve, ky shtetas është arrestuar në flagrancë.
Kujtojmë se fotografimi i votës dënohet 3 muaj deri 3 vite burg.
j.l./ dita

Keta jane mbetje te osmanllinjve te Anadollit te cileve , me vendim gjykate duhet t`iu hiqet e drejta per te votuar . Mos i denoni me burg apo gjoba .
Shume drejt mendon ti”Shqiptar nga Jugu ” ,ketyre personave duhet t`iu hiqet e drejta per te votuar , sepse ata nuk e meritojne aspak ate , duke neperkembur demokracine dhe te gjithe qytetaret e vendit .
Shume drejt mendon ti”Shqiptar nga Jugu ” ,ketyre personave duhet t`iu hiqet e drejta per te votuar , sepse ata nuk e meritojne aspak ate , duke neperkembur demokracine dhe te gjithe qytetaret e vendit !