Policia e Dibrës ka arrestuar në flagrancë një shtetas pasi tentoi të fuste lëndë narkotike në burgun e Burrelit.
Në pranga ka rënë shtetasi Fatmir Muça, 36 vjeç, banues në Burrel, i cili është kapur me 7 doza lëndë narkotike marijuanë të ndara në 7 qese plastike të cilat do ja çonte brenda ambienteve të burgut shtetasit Sokol Lleshi, 25 vjeç, banues në Peshkopi, me masë sigurie “arrest në burg “ për veprën penale “vjedhje”.
“Rreth orës 14.30, të datës 08.05.2015, Fatmiri ka shkuar në “I.E.V.P, Burrel,” për të takuar të paraburgosurin Sokol Lleshi dhe ka tentuar t’i jape Sokolit një dozë lëndë narkotike të llojit kanabis sativa, e cila u bllokua me cilësinë e provës materiale.
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Fatmir Muça u gjetën dhe u sekuestruan edhe 6 doza të vogla me lëndë narkotike të ndara në qese plastike.
Materialet i kaluan Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme për veprën penale “Prodhim dhe shitje të Nnarkotikëve kryer në bashkëpunim”, thuhet në njoftimin e policisë së Dibrës.
