Një person i armatosur me një thikë u përpoq të hynte në Ambasadën Izraelite në Turqi përpara se të qëllohej e të plagosej lehtë nga forcat e sigurisë.
Emmanuel Nahshoon tha për AP se i gjithë stafi i ambasadës izraelite është i sigurtë dhe se agresori është kapur.
“Personi u plagos përpara se të hynte në ambasadë,” tha Nashon në një deklaratë nga Jeruzalemi.
“Një person iu afrua ambasadës me një thikë në dorë. Ai u plagos lehtë në këmbë nga një prej truprojave”, tha ai.
Zëdhënësi theksoi se ngjarja ndodhi në perimetrin e jashtëm të ambasadës.
Policia bllokoi rrugët që të çojnë në ndërtesën e ambasadës.
