Tentoi të hyjë në bazën ushtarake, qëllohet me plumb në këmbë

Bora Basholli

Një person i paidentifikuar ka tentuar të hyjë  me forcë në bazën ushtarake në Maqedoninë e Veriut. Lidhur me këtë incident të ndodhur në bazën “Goce Dellçev” në Shkup, Ministria e Mbrojtjes ka dhënë detaje.

Ajo thekson se ushtarët kanë qëlluar me armë dhe për pasojë është plagosur autori, raportojnë mediat vendase.

Personi edhe më tej nuk i ka dëgjuar paralajmërimet, me ç’rast me njërin plumb është qëlluar në thembrën e këmbës së djathtë. Konform procedurave i është dhënë ndihma e parë dhe është transportuar në spital. Menjëherë janë njoftuar organet kompetente hetuese”,  tha ministria e Mbrojtjes”.

Policia ushtarake, MPB-ja dhe prokurori publik kanë dalë në vendngjarje dhe po mbledhin informacionet mbi këtë incident.

 

b.b/dita

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *