Tentoi të korruptojë policin, arrestohet 22 vjeçari i dehur

Dita

Një shtetas, i cili ka tentuar të korruptojë policët e qarkullimit rrugor, të cilët e ndaluan pasi po i jepte makinës në gjendje të dehur është arrestuar nga policia.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:30 minuta të datës 1 mars në vendin e quajtur kryqëzimi i “Vasil Shantos”. 22 vjeçari Donald Nela, pasi është ndalaur nga policia, për t’iu shmangur gjobës ka tentuar t’u japë punonjësve të Policisë shumën prej 3000 lekësh, me shpresën se policët do e linin të ikte.

Por nuk ka ndodhur kështu. 22 vjeçari, i cili po drejtonte automjetin në gjendje të dehur është shoqëruar për në ambjentet e Drejtorisë së Policisë Qarkut Tirane. Ai akuzohet për veprën penale te “Korrupsioni aktiv i personave qe ushtrojne funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

Share This Article
5 Comments
  • Ngadonjeher jan qytetaret shum here me te korruptuarit se sa punonjsit e shtetit!
    Te kritikosh institucionet e shtetit esht shum e lehte,por tu pergjigjesh atyre institucioneve simbas ligjit e funksionimit te tij esht shum e veshtire nga vet qytetaret!

  • Po hiqini patentet per nje periudhe 6-te mujore duke i shoqeruar edhe me nje gjobe dhe lereni korupsionin aktiv(se e bajasni pasketaj dhe ja humbni me dashje kuptimin)se ne fund te fundi Ai ka qene i dehur e nuk eshte i vetedijeshem per ç’ka ka dashur te beje!Lereni rehat korupsioni aktiv atje ku eshte se me nder Jush ,ai tall menderen kudo ku eshte !

  • Korrupsioni tipik tradicional tek ne eshte nder te tjera edhe shprehje e mendesise shqiptaro – osmano – levantine.

  • Ti hiqet patenta, per 5 vjet.
    Ca burg per nje 22 vjecar qe eshte i dehur.
    Ti behet test psikologjik nga mjeket e me raport mjeksor te mos i jepet e drejta e drejtimit te makines per 5 vjet.

  • Polic i paafte….e imponon te thote qe u tentua nje akt korruptimi…ne nje vend normal nje polic normal(jo polic me 3muajvrap ne sauk), duhej ta kujtonte shoferin se kish harruar dicka personale tek ato dokuenta qe i kish dhene policit.nqs shoferi kembngulte dhe i thosh qe ishin per policin atehere kemi te bejme me rast korrupsioni…djali i dehur por i shkathet e ka mohuar akuzen e adolishentit polic.si gjithmone te pafte per te siguruar nje prove te paster…pastaj e ka fajin gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *