Tentoi të korruptojë punonjësin e policisë, arrestohet shtetasi shqiptar!

Amelda Amelda

Një person është arrestuar diotën e sotme nga Policia në aeroportin e Rinasit, pasi tentoi të koruptojë punonjësin e policisë.

Uniformat blu bëjnë me dije se në prang aka rënë shtetasi me iniciale P. F., i cili i ka ofruar një shumë parash policit në Rinas, me qëllim shmangien e kontrollit të kunatës  së tij e cila rezultonte pa dokumente.

“Tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Kufitare, vihet në pranga një shtetas. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas, në vijim të punës me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë evidentuar një rast të mitdhënies duke bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit P. F., për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Ky shtetas, gjatë përpunimit të linjës ajrore, është paraqitur pranë kabinave të daljes, së bashku me kunatën e tij, e cila kishte mungesë dokumentacioni, dhe për të shmangur refuzimin e daljes, shtetasi P. F., ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë Kufitare të planizuar me shërbim, duke i ofruar një shumë parash.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftimin e policisë.

a.m/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *