Tentoi të nxjerrë jashtë kufirit 4 pakistanezë, arrestohet shkodrani

Dita

Një 41-vjeçar është arrestuar pasi tentoi të nxjerrë jashtë kufirit të Shqipërisë 4 pakistanezë.

Në pranga është vendosur shtetasi Gim Lashaj, banues në lagjen ‘Skënderbeg’, Shkodër.

Sipas njoftimit policor, ai u kap me automjetin e tij tip ‘Mercedes’ në vendin e quajtur Vukpalaj, teksa po përpiqej të transportonte në drejtim të Malit të Zi 4 shtetas pakistanezë.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

s.a/dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *