Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Elbasan kanë arrestuar në flagrancë një 22-vjeçar.
Kjo pasi ky shtetas akuzohet për tentativë përdhunimi ndaj një të miture.
I arrestuari është Shkëlqim Çapja, banues në fshatin Rrenas, Belsh.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 17:00.
Çapja ka shkuar në banesën e shtetases së mitur I.M. 16 vjeçe dhe ka tentuar të kryej marrëdhënie seksuale me dhunë jashtë dëshirës së saj.
