Gjykata e Korçës ka lënë në burg pa afat 52-vjeçarin Vladimir Xhahollari, i cili tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë të mitur, disa javë më parë, në një dyqan në fshatin Leminot të Korçës. Sipas policisë, 52- vjeçari e kërcënoi me një thikë 12-vjeçaren, në përpjekje për të abuzuar seksualisht me të, por fatmirësisht vajza ka mundur të largohet.
Pak ditë më parë, babai i vogëlushes, (nxënëse e klasës së 6-të), bëri apel për drejtësi dhe kërcënoi se në rast të lirimit të 52-vjeçarit, do ta zgjidhte çështjen me vetëgjyqësi.
Artan Maxhari deklaroi se e bija e tij ka pësuar traumë të fortë dhe ka turp të dalë në fshat e të shkojë në shkollë. Ai theksoi se nuk mund ta falë bashkëfshatarin e tij, pasi jo vetëm se e cenoi në nder, por 52-vjeçari nuk mund të lëvizë lirshëm në fshat, kur e bija pëson gjendje shoku prej tij.
(Balkanweb)