Tentoi të vidhte zinxhirin e floririt, mbeti brenda dyqanit

Leda Hysa

Suphachai Panthong ka tentuar të vidhte një zinxhir floriri, në vlerë të 500 dollarëve, por jo gjithçka shkoi siç ai shpresonte.

Kjo pasi në momentin që ai merr varësen dhe fillon të vrapojë për tu larguar nga argjendaria dyert e dyqanit në Choburi të Tajlandës mbyllen menjëherë.

Duke parë që mbeti brenda, 27-vjeçari e hoqi stolinë nga qafa dhe ia dha shitësit, por e kishte të pamundur të largohej lehtë.

Forcat e rendit më pas arrestuan të riun.

Ngjarja ndodhi në dhjetor.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *