Tentoi të vjedhë transformatorin, policia e kap me “presh në dorë”

anazapta

Një 61-vjeçar u arrestua nga policia pas tentativës për të vjedhur transformatorin e lagjes ku banonte. Edmond Ndreca, 61 vjeç, banues në Valias të vjetër, është kapur në flagrancë nga patrulla e policisë teksa përpiqej të vidhte transformatorin elektrik 50 KV.

Për të kryer vjedhjen, burri kishte zgjedhur një orë kur në zonë nuk lëviznin njerëz, rreth orës 02:30 pas mesnate. Por sapo ka filluar “punën”, ai është pikasur nga patrulla e uniformave blu, të cilët e kanë vënë menjëherë në pranga. Megjithatë, akti i Ndrecës nuk ka kaluar pa pasoja, pasi prerja e kabllove për të shmangur kontaktin me energjinë elektrike ka lënë pa drita gjithë fshatin.

Vjedhja e transformatorëve është kthyer në “modë” gjatë dy viteve të fundit. Kryesisht vjedhjet kryhen nga banorë të zonës, të cilët më pas e shesin aparaturën për skrap. / Gazmira Sokoli

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *