Policia e Tiranës ka vënë në pranga 28-vjeçarin Belind Luli, i cili ka tentuar të vrasë dy persona. Sipas burimeve zyrtare të policisë, në 30 mars të këtij viti, tek Mbikalimi i Kasharit në Tiranë, Luli ka tentuar të vrasë me armë zjarri për motive të çastit Tonin Koticën, 34 vjeç dhe Rigers Bardhokun 28 vjeç. Ndaj tij rëndon akuza e vrasjes në rethana të tjera cilësuese e mbetur në tentativë, dhe armëmbajtje pa leje.
