Tentoi të vrasë me makinë dy persona, arrestohet 24-vjeçari

Herion Mesi

Çështja e pronave vijon të shkaktojë viktima. Një ngjarje e rëndë është shënuar një ditë më parë në fshatin Nivicë të Sarandës, ku një 24 vjeçar ka tentuar të vrasë me makinë dy persona.

Mëohet se autori është Kostandinos Munguli, i cili është arrestuar nga uniformat blu të Sarandës.

Janë efektivët e policisë që bëjnë me dije se ngjarja ka pasur si motiv çështje pronësie mes autorit dhe viktimave të cilat ndodhen në spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.

“Në fshatin Nivicë të Sarandës, Kostandinos Munguli pas një konflikti fizik për motive pronësie, në vendin e quajtur “Kerkez” të këtij fshati, ka tentuar të vrasë (me dashje) me automjetin e tij tip “Mitsubishi” me targë: SR2301B, dy shtetas (Gj.P. 72 vjeç dhe L.P. 35 vjeç), të cilët për pasojë kanë marrë disa fraktura në të dyja këmbët” informoi sot policia e Sarandës. /H. M/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *