Një 25-vjeçar është shpallur në kërkim për tentativë vrasje. Sipas njoftimit zyrtar të policisë së Durrësit, më datë 08.11.2012 filloi procedimi penal në mungesë ndaj shtetasit Denis Kurti, 25 vjeç.
“Ky shtetas, rreth orës 01.00, në vendin e quajtur fshati Fermë Sukth, gjatë një konflikti për motive të dobëta në afërsi të lokalit të të dëmtuarit, dyshohet se ka tentuar të vrasë me armë zjarri automatik duke qëlluar me breshëri në drejtim të tij shtetasin S.S., 25 vjeç, banues në Sukth, pa mundur t’i shkaktojë dëmtime fizike këtij të fundit. Si pasojë e goditjeve janë shkaktuar dëme materiale në lokalin pronë e të dëmtuarit.
Pas ngjarjes shtetasi Denis Kurti është larguar duke iu shmangur hetimit të ngjarjes. Nga ana jonë u kryen veprimet e para hetimore; u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij. Materialet iu përcollën Prokurorisë së Rrethit Durrës për veprat penale “vrasje me paramendim e mbetur në tentativë” dhe “mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.