Tentoi të vriste me thikë bashkëfshatarin, arrestohet 46 vjeçari

Elton Tafaruci

Një 46 vjeçar është arrestuar për akuzën e vrasjes me dashje të ngelur në tentativë.

Edmond Hamza, banues në fshatin Leshnicë – Pogradec është arrestuar pasi akuzohet si bashkëpunëtor i Ilir Topçiut në ngjarjen e ndodhur më 3 shkurt 2016.

Policia e Korçës bën me dije se gjatë natës, në një lokal të fshatit Podgorie, për motive të dobëta, kanë tentuar të vrasin me mjet të mprehtë (thikë) shtetasin N.Ç, 41 vjeç, banues në Podgorie”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj tij për veprën penale: “Vrasja me dashje, e ngelur në tentativë”, parashikuar nga nenet 76 e 22 të Kodit Penal, për ngjarjen e sipërpërmendur./E.T

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *