Tentoi t’i marrë më forcë djalin bashkëshortes, arrestohet 29-vjeçari

DITA Online

 

Tenton t’i marrë djalin me forcë bashkëshortes, arrestohet shtetasi  Dhimitër Xhollo, 29 vjeç, banues në fshatin Dërmish, Sarandë.

Një ditë më parë Xhollo ka marrë informacion se bashkëshortja e tij ndodhej së bashku me fëmijën e tyre në një lokal pranë vendit të quajtur “Ura e Kranesë”, Sarandë.

I riu ka shkuar aty për t’ia marrë djalin me forcë, ndonëse ndaj bashkëshortes kishte një urdhër mbrojtje që ai të mos i afrohej asaj.

Gruaja ka njoftuar policinë për rastin në fjalë dhe kjo e fundit ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të tij.  Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *