Tentoi t’i rrëmbente 18­-vjeçaren, arrestohet

Dita

Një 41-vjeçar u arrestua sot pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj një të sëmure epileptike.

Mësohet se Kujtim Prenga, banues në Ungrej akuzohet se në bashkëpunim me dy persona të tjerë për të cilët po punohet për identifikimin e tyre, kanë shkuar në banesën e shtetases V.D., 50 vjeçe, në Rrënja e Velës të Rubikut në Mirditë, e cila është e sëmurë epileptike.

Këta persona pasi e kanë kërcënuar, goditur në kokë me sende të forta, e kanë lidhur dhe i kanë kërkuar asaj që të dorëzonte vajzën e saj, 18-vjeçaren me inicialet E.D., e cila ka qenë e fejuara e vëllait të të ndaluarit, dhe në ato momente nuk ndodhej prezente, me qëllim për ta lëvizur për në Kosovë. Vepra penale “Heqje e paligjshme e lirisë.

Gjithashtu ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për 42-vjeçarin me inicialet T.L., pasi ka dhënë dëshmi të rreme në polici, ndërsa akuzohet për veprën penale “Deklarim I rremë para oficerit të policisë gjyqësore”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *