Tentoi të korruptojë policen e Rinasit, pranga 18-vjeçarit

Leda Hysa

Një 18-vjeçar është arrestuar nga policia pasi tentoi të korruptonte me 50 Euro punonjëses e kufirit në aeroportin e Rinasit për ta lejuar të udhëtonte drejt vendeve të Schengen.

18-vjeçarit me iniciale J.R. iu refuzua dalja nga Shqipëria dhe shkoi sërish te sportelet dhe kërkoi që punonjësja e policia ta lejonte të udhëtonte drejt Belgjikës ku kishte prerë biletën e udhëtimit.

I riu tentoi ta korruptonte me 50 Euro, por u arrestua në flagrancë për korrupsion aktiv të personale që ushtrojnë funksione publike.

Policia e Shtetit bën me dije se gjatë dy javëve të fundit u është refuzuar dalja nga Shqipëria dhe udhëtimit drejt vendeve të BE-së 88 personave të cilët nuk plotësonin kriteret për të lëvizur në Schengen. Po kështu, janë kapur edhe 4 persona të cilët kanë qenë në kërkim për vepra të ndryshme penale.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *