Tentojnë të armatosin me sopatë djalin në burg, arrestohen prindërit

Bledar Lumani

Dy bashkëshortë kanë përfunduar në prangat e policisë, pasi kanë tentuar që të armatosin të birin e tyre që ndodhet në burg, me një sopatë.

Dy të arrestuarit janë Isuf dhe Margarita Osmani, 47 dhe 43 vjeç, nga Levani i Fierit.

Sipas policisë, ata kishin shkuar për të takuar në burgun e Peqinit djalin e tyre, Mici Osmani, i dënuar me 20 vjet burg.

Gjatë kontrollit të sendeve personale që do t’i çonin të birit, mes rrobave u është gjetur pikërisht një sopatë.

Për këtë arsye tashmë ata janë arrestuar./b.l

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *