Tenton të grabisë banesën, trembet nga e zonja e shtëpisë dhe largohet

Dita

Një tentativë grabitje ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në fshatin Ishull-Shëngjin të Lezhës. Një person i maskuar që ende nuk është identifikuar nga policia ka hyrë brenda një banese ku jetonte një grua.

Në momentin kur grabitësi ka hyrë për të grabitur brenda banesës, zonja e shtëpisë Katrina Leka 53-vjeçe nuk ka qenë brenda shtëpisë.

Ajo ka qenë 100 metra larg banesës dhe në momentin kur ajo ka shkuar tek banesa e ka gjetur grabitësin brenda shtëpisë duke kontrolluar, raporton Ora News

Sapo ka prarë gruan teksa ka hyrë brenda, grabitësi është trembur, duke shtyrë 53-vjeçaren të cilën e ka rrëzuar dhe është larguar me shpejtësi me këmbë.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *