Tenton të kalojë lumin me mushkë, mbytet

Saimir Lleshi

Identifikohet viktima e gjetur një ditë më parë në Vlorë. Policia sqaron se viktima është shtetasi me iniciale H.K, 67-vjeç, i cili ishte nisur për në fshatin e tij me një mushkë.

Burri ka tentuar të kalojë lumin Shushicë, ku edhe është mbytur në fshatin Tërbaç. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm dhe familjarët nuk mundën të kontaktonin më me të.

Policia nisi kërkimet duke zbuluar mëngjesin e sotëm kufomën rreth dy kilometra larg vendit ku mendohet se burri ka tentuar të kalojë lumin. Ujërat e fryra e kanë marrë atë duke i shkaktuar humbjen e jetës. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *