Një shofer makine është arrestuar, duke u akuzuar për mitdhënie pasi ka tentuar të korruptojë një efektiv të policisë rrugore duke i dhënë 2 mijë lekë për ta falur shkeljen që kishte bërë, duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, arrestuan në flagrancë shtetasin Emiljano Dervishi, 27 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi tek mbikalimi i liqenit , duke udhëtuar me mjetin tip “Volkswagen”, me targë AA 787 NO, i ka ofruar 2.000 lekë punonjësit të policisë së qarkullimit rrugor për ta falur për shkeljen e bërë, për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.”
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga Neni 244 i Kodit Penal.
