Tenton të përdhunojë fqinjën, arrestohet 33-vjeçari

Dita

Një 33-­vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi ka tentuar të përdhunojë fqinjën e tij 30 vjeçe. Ngjarja ka ndodhur në Kamzë, në mes të ditës, dhe fatmirësisht është parë nga disa kalimtarë të rastit, që kanë mundur të njoftojnë në kohë në sallën operative, duke parandaluar ngjarjen.

Burimet thanë se autori i ngjarjes është shtetasi me iniciale E.K., i proceduar disa herë nga Policia dhe ish­i dënuar për vjedhje. Ndërsa e dëmtuara, e cila është e martuar dhe ka një fëmijë të mitur, jeton me familjen shumë pranë banesës së autorit. Rreth orës 12:30 të së dielës, 30- vjeçarja po kthehej në shtëpi, kur në një rrugicë të ngushtë që ndodhet vetëm pak metra larg banesës së saj, ajo është ndeshur në rrugë me fqinjin. Ajo e ka përshëndetur si zakonisht, duke qenë se njiheshin, por veprimet e tij nuk kanë qenë ato të zakonshmet.

Ndonëse 33­-vjeçari po shkëmbehej në rrugë me të dëmtuarën, në momentin që është ndeshur me të, është kthyer mbrapsht dhe ka nisur të ecë përkrah saj për disa metra. Pak para se t’i afroheshin shtëpisë, ai ka nisur ta ngacmojë seksualisht dhe më pas ka tentuar t’i grisë rrobat. Gruaja nisi të kërkojë ndihmë, ndërsa autori i ka mbyllur gojën me dorë, duke tentuar ta shtrijë përtokë, raporton Panorama

Fatmirësisht në atë moment kanë qenë duke kaluar në rrugë disa dëshmitarë, të cilët kanë nxituar t’i telefonojnë Policisë në sallën operative

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *