Tenton t’i fusë 2 telefona celularë në burg kushëririt, arrestohet 27-vjeçari në Korçë. Ngjarja ndodhi dje, në burgun e Drenovës, ndërsa në pranga ka rënë 27-vjeçari Mariglen Agolli, një ish i dënuar i këtij burgu. Sipas burimeve nga burgu, mësohet se sendet e ndaluara u kapën nga shërbimet e kontrollit të burgut të sigurisë së lartë, kurse i riu ka tentuar ti fusë ato në qelinë e kushëririt Arli Shehu, që ndodhet në paraburgim, ndërsa po shkonte në takim. Gjithashtu mësohet se 27-vjeçari kishte fshehur sendet e ndaluara në trup në një mënyrë të sofistikuar, por gjatë kontrollit të imtësishëm në dhomën e kontrollit janë konstatuar telefonat. Pas 23 nëntorit, kur ndodhi arratisja e madhe, janë shtuar masat e sigurisë.
